Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anije fantazmë dhe një pyll guri – zhytja nën ujë është një hit në Sozopoll këtë verë

Foto: Najden Nedev

Zhytjet në skuba me eksplorimin e thellësive të Detit të Zi janë ndër atraksionet më të kërkuara në Sozopoll këtë verë. Në këtë moment klubet lokale të zhytjes po punojnë me shpejtësi të plotë . Nuk është e domosdoshme që të keni aftësi të veçanta, që të mund të zhyteni në botën nëndetëse të Detit të Zi, pohon Najden Nedev- instruktor zhytës i vjetër dhe pronar i një shkolle për zhytës. Por, ka dy kushte - të mos të keni probleme shëndetësore, kryesisht me daullen e veshit dhe gjëja tjetër - të keni një kureshtje të shfrenuar.

Zakonisht një aventurë nënujore, së bashku me udhëzimet, zgjat pak më shumë se 2 orë. “Fundi i Detit të Zi është unikal!. Nëpër botë nuk ka vende të tilla!”, nuk e fsheh entuziazmin e tij Najden Nedev. Si një shembull ai jep Pyllin prej Guri të vendosur në shtratin e detit pranë skelës së Sozopolit.

“Në këtë vend, përpara 10 milionë vjetëve ka pasur një pyll kedri, ai ka qenë një moçal. Dhe pas katekizmave të ndryshme këto pemë kanë rënë dhe janë vulosur në baltën e kënetave. Pastaj deti ka ardhur dhe ka  shkuar shumë herë, por për shkak se ato ishin të vulosur në baltë, mbetën të padëmtuar. Aktualisht mund të shikojmë sisteme rrënjësh, trungjesh, kërcell të gjatë rreth 6-7 metra. Ato janë të copëtuara, nuk dalin jashtë si një pyll i zakonshëm, por përbëjnë një pamje unikale” - tregon Najden.


Gjatë udhëtimeve të tyre nënujore, zhytësit më të avancuar vëzhgojnë anijet fantazmë të ngrira në kohë.  “Ndjenja është se sikurse përballen sy më sy me historinë” - pohon zhytësi me përvojë. Në 40 metra nën sipërfaqen e detit shtrihet anija e dikurshme e ngarkimit “Rodina”, e cila gjatë vitit 1941 ndeshet njëkohësisht me dy mina dhe fundoset. Ish anija me avull amerikane e ngarkimit “Mopang” është fama tjetër nën ujë në rajon. Gjatë vitit 1921 ajo shpërthen nga një minë e vjetër dhe fundoset afër ishullit Shën Joan afër qytetit Sozopoll. “Më 1 korrik shënuam 100 vjetorin nga fundosja e anijes “Mopang”. Me këtë rast, anija me  avull u shpall zyrtarisht për një objekt arkeologjik " - thotë Najden. Enët e fundosura detare kthehen në shkëmbinj nënujorë artificialë të banuar nga një larmi organizmash të  jashtëzakonshme, për kënaqësi të dashamirëve të natyrës, eksploruesve dhe zhytësve.


Sa për zhytësit fillestarë-pavarësisht se ata arrijnë deri më jo më shumë se 5 ½ metra thellësi, ata mbeten të befasuar nga larmia e madhe e peshqve. “Dhjetëra qenie të gjalla, karkaleca, peshq të vegjël, rapana, të gjitha llojet e midhjeve - të gjithë atë, ata mund ta shikojnë akoma në pjesën e cekët në zonën shkëmbore pranë bregut " - thotë Najden Nedev. Dhe akoma:

“Kemi bërë një organizim të tillë që me rapanat të ushqejmë peshqit, ata janë mësuar me ne. Dhe akoma duke u zhytur dhe arrijmë deri në pikën më të thellë për fillestarët, peshqit grupohen rreth nesh në pritje që ti ushqejmë. Kjo bën një përshtypje shumë të madhe për një njeri, i cili nuk është zhytur asnjëherë më parë, të shikoj se peshku nuk trembet dhe nuk ikën, por vërtitet rreth dorës së tij si një kafshë shtëpiake!”

Najden Nedev ka montuar një kuti postare nënujore, në ngjashmëri të akoma 10 të tillave nëpër botë. Në të zhytësit mund të lenë letrën e vet të futur në një zarf të vakumuar me pullë. Pas kësaj Najdeni i lëshon në postën e qytetit Sozopoll. Kështu nga fundi i detit, “mesazhi juaj detar” mund të arrijë deri tek qenia juaj më e shtrenjtë deri në pikën më të largët të planetit.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Subdajving dhe Najden Nedev

Më shumë nga rubrika

Me një balonë mbi fushën e Sofjes, udhëtime në dëborë mbi malin Rilla dhe akoma ide të tjera jo standarde për festat

Ditët e fundvitit janë një vorbull mahnitëse përgatitjesh, xhiro nëpër zinxhirët dhe qendrat tregtare, tavolina të mbushura me njerëz, pije, ngrënie dhe takim me njerëz të dashur. Pas sarmave, byrekëve dhe verës së ngrohtë, vjen momenti i ngopjes..

botuar më 21-12-23 7.15.PD

Fillon sezoni i skive në Bansko dhe Borovec

Më 18 dhjetor fillon sezoni i skive në Bansko dhe Borovec , ndërsa një ditë më parë, më 17 dhjetor, stina u hap edhe në Pamporovo , ku nga data 18 deri më 28 dhjetor do të ketë ulje të çmimeve për kartat njëditore për përdorimin e teleferikut. Në..

botuar më 21-12-18 6.05.PD

Një tendencë е re: turistët bullgarë bëjnë rezervime herët për festat

Dëbora nuk vonoi këtë vit. Më të paduruarit tashmë bredhin pistat e skive të pushimoreve tona dimërore. Ndërkohë pronarët e hoteleve dhe restoranteve në mbarë vendin po përgatiten për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Më se gjysma e..

botuar më 21-12-15 3.58.MD
Подкасти от БНР