Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I prekuri nga Ligji Mangitski Vasill Bozhkov kërkoi dëgjim në një komision parlamentar

Vasill Bozhkov
Foto: BGNES

Biznesmeni i pandehur Vasill Bozhkov, i cili jeton në Dubai, shprehu gatishmërinë për të dalë para komisionit parlamentar të sapokrijuar për të përcaktuar rrethanat që lidhen me sanksionet e vendosura sipas Aktit Magnitski.

Ai shkroi në Facebook: “Si i prekur drejtpërdrejt nga Magnitski, dua të dal para këtij komisioni. Përderisa ata gjejnë guximin të më dëgjojnë. Nëse nuk e gjejnë, është e qartë kujt i shërbejnë.”

Komisioni u miratua njëzëri nga Kuvendi Popullor sot dhe do të merret me veprimet ose mungesën e tyre nga autoritetet kompetente mbi sanksionet amerikane të vendosura ndaj individëve dhe personave juridikë. Sanksionet prekin biznesmenët Deljan Peevski, Vasill Bozhkov dhe Illko Zhelyazkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aeroportet janë gati për të hyrë në Shengen me rrugë ajrore

Ministri i brendshëm Kalin Stojanov verifikoi në vend gatishmërinë e aeroporteve për hyrjen ajrore të Bullgarisë në Shengen nga 31 marsi. Nga kjo datë, të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet anëtare të Shengenit nuk do t'i nënshtrohen kontrollit të..

botuar më 24-03-26 4.06.MD

Nga GERB janë kategorik se nuk do të marrin pjesë në një qeveri me një mandat tjetër

GERB-SDS nuk do të marrë pjesë në përpjekjet për të formuar një qeveri me mandatin e dytë dhe të tretë. Kjo thuhet në qëndrimin e formacionit, i cili vjen si kundërpërgjigje ndaj gatishmërisë së deklaruar të PP-DB-së për formimin e qeverisë me..

botuar më 24-03-26 3.44.MD

Kriza qeveritare u kthye në parlamentare, zgjedhjet janë në prag

Mandati i parë për formimin e qeverisë me kandidaten për kryeministre Maria Gabriel nga GERB-SDS përfundoi pa sukses, pasi Kuvendi Popullor votoi me 226 vota “pro”, asnjë kundër dhe një “abstenim” në një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas..

botuar më 24-03-26 12.07.MD