Ansambli i Gjimnastikës Ritmike fitoi një medalje të artë në Olimpiadën në Tokio. Pas një loje të saktë dhe të përzemërt, Simona Djankova, Stefani Kirjakova, Madelen Radukanova, Laura Traats dhe Erika Zafirova shkelën në shkallën e nderit në kryeqytetin japonez dhe dëgjuan himnin bullgar. Ashtu si në kualifikueset e djeshme, vajzat bullgare mbetën pa konkurrencë dhe me një total prej 92 100 pikësh nga të dy kombinimet fituan çmimin më të vlefshëm, të cilin deri më tani na mungonte në këtë sport.
Bullgaria largohet me gjashtë medalje nga Olimpiada në Tokio - tre medalje të arta të Stojka Krëstevës (boks), Ivet Goranovës (karate) dhe të Ansamblit të Gjimnastikës Ritmike, medaljen e argjendtë të Antoaneta Kostadinovës (pistoletë 10 m) dhe dy medaljet e bronzta të Tajbe Juseinit dhe Evelina Nikollovës (mundje).
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në finale në turneun “Masters” në Miami të SHBA-ve. Kjo ndodhi pas një beteje dramatike që zgjati 2 orë e 39 minuta kundër kampionit olimpik dhe numrit 5 të botës Alexander Zverev, e cila..
Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinale të Turneut Masters 1000 në Miami. Bullgari mundi me 6:2, 6:4 numrin 1 në skemë dhe numrin 2 në renditjen botërore Karllos Alkaras nga Spanja. Kështu, Dimitrov do të luajë për herë të parë në gjysmëfinale në..
Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të tenisit të serisë "Masters 1000" në Miami, pasi mundi polakun Hubert Hurkaç në një ndeshje që zgjati 2 orë e 41 minuta - 3:6, 6:3 dhe 7:6 (3). Dimitrov do të luajë për herë të parë në karrierë në..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni...