Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me kusht BSP hodhi poshtë mbështetjen për qeverinë е ITN

Foto: arkiv

Koalicioni i majtë rreth partisë BSP nuk do të mbështesë kabinetin e partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), nëse Petër Iliev është anëtar i tij. Kjo u vendos nga Këshilli Politik i koalicionit “BSP për Bullgarinë”, njoftoi qendra e shtypit të socialistëve. BSP “vlerëson përpjekjet e ekipit negociator për të arritur një marrëveshje politike me ITN, e cila duhet të përcaktojë përparësitë e koalicionit”. Por koalicioni “shpreh rezerva për prbërjen e qeverisë së propozuar nga ITN, dhe në veçanti për kandidaturën e Petër Iliev për Zëvendëskryeministër dhe Ministër të Brendshëm”. Prandaj, nëse kandidati nuk tërhiqet, “BSP për Bullgarinë” nuk do të mbështesë projekt kabinetin e propozuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria kundërshtoi zyrtarisht ndërhyrjen e saj në rastin e pager-ëve të shpërthyer

Në lidhje me publikimet dhe deklaratat e shumta të zyrtarëve nga Hungaria për çështjen e dërgimit të pajisjeve të komunikimit në territorin e Libanit dhe Sirisë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare thekson se si rezultat i inspektimeve të kryera..

botuar më 24-09-22 12.36.MD
Foto: Facebook/ Rostisllav Stojanov Nenov

Nikollaj Todorov prezantoi Black Sea Paella në një konkurs botëror në Valencia

Për herë të parë Bullgaria u përfaqësua në Konkursin Botëror të Përgatitjes së Paella në Valencia - World Paella Day /Dita Botërore e Paella-s/. Nikollaj Todorov-Nik së bashku me Rostisllav Nenov lanë gjurmë të qëndrueshme në historinë e konkursit..

botuar më 24-09-22 11.23.PD
Kështjella Carevec

Presidenti Rumen Radev: Të parët tanë na kanë lënë amanet për të mbrojtur interesat kombëtare bullgare

Veliko Tërnovo është qendra e festimeve me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Bullgarisë, e shpallur më 22 shtator 1908 me një manifest të Princit Ferdinandit të Parë në kishën " 40 Martirët e Shenjtë" , dhe më pas..

botuar më 24-09-22 9.37.PD