Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një zjarr në malin Rilla preku 15 dynymë pyll me pisha

Foto: BGNES

Një zjarr në malin Rilla, Bullgaria Jugperëndimore, i cili shpërtheu dje, preku 15 dynymë pyll me pisha, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria kundër Zjarreve" Kryekomisari Nikollaj Nikollov, i cili shkoi në vendngjarje. Sipas tij, zjarri tashmë është nën kontroll. Vëzhgimi i terrenit do të vazhdojë për dy ose tre ditë, vuri në dukje reporteri ynë Nikollaj Hristov.

Aktualisht më shumë se 200 njerëz po luftojnë në terren - pylltarët, zjarrfikësit, vullnetarët. Supozohet se shkaku i aksidentit është neglizhenca njerëzore - një zjarr i djegur dhe i pashuar pranë një shtegu pyjor, shpjegoi Aleksander Krëstev, drejtor i pylltarisë lokale.


Подкасти от БНР