Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një zjarr në malin Rilla preku 15 dynymë pyll me pisha

Foto: BGNES

Një zjarr në malin Rilla, Bullgaria Jugperëndimore, i cili shpërtheu dje, preku 15 dynymë pyll me pisha, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria kundër Zjarreve" Kryekomisari Nikollaj Nikollov, i cili shkoi në vendngjarje. Sipas tij, zjarri tashmë është nën kontroll. Vëzhgimi i terrenit do të vazhdojë për dy ose tre ditë, vuri në dukje reporteri ynë Nikollaj Hristov.

Aktualisht më shumë se 200 njerëz po luftojnë në terren - pylltarët, zjarrfikësit, vullnetarët. Supozohet se shkaku i aksidentit është neglizhenca njerëzore - një zjarr i djegur dhe i pashuar pranë një shtegu pyjor, shpjegoi Aleksander Krëstev, drejtor i pylltarisë lokale.


Më shumë nga rubrika

Kryeministri Petkov

Bullgaria do të përdorë të gjitha mundësitë për të zgjidhur konfliktin NATO-Rusi në mënyrë paqësore

Gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, Kryeministri Kirill Petkov vuri në dukje se ulja e tensioneve është një përparësi kryesore për qeverinë bullgare. Kërkesa për të dëgjuar Kryeministrin dhe ministrat e punëve të jashtme dhe të..

rinovuar më 22-01-26 6.11.MD

Aderimi i Bullgarisë në OECD do të tërheqë më shumë investime të huaja

Pas përfundimit të seancës së sotme të qeverisë, Kryeministri Kirill Petkov theksoi se ftesa për vendin tonë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) është një përparim i madh diplomatik dhe do ta bëjë shumë më të lehtë tërheqjen..

botuar më 22-01-26 6.00.MD

Festivali "Etnitë, ngjyrat dhe qilimat e Kotlenit" prezanton paletën e larmishme të pjesës lindore të malit Stara Pllanina

Prezantuan festivalin "Etnitë, ngjyrat dhe qilimat e Kotlenit" në një takim online kushtuar zanateve në Bullgari, informon BTA. Në një video të veçantë, ideja e forumit kulturor prezantohet përmes syve të një fëmije që viziton paraardhësit e tij..

botuar më 22-01-26 4.42.MD
Подкасти от БНР