Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një zjarr në malin Rilla preku 15 dynymë pyll me pisha

Foto: BGNES

Një zjarr në malin Rilla, Bullgaria Jugperëndimore, i cili shpërtheu dje, preku 15 dynymë pyll me pisha, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria kundër Zjarreve" Kryekomisari Nikollaj Nikollov, i cili shkoi në vendngjarje. Sipas tij, zjarri tashmë është nën kontroll. Vëzhgimi i terrenit do të vazhdojë për dy ose tre ditë, vuri në dukje reporteri ynë Nikollaj Hristov.

Aktualisht më shumë se 200 njerëz po luftojnë në terren - pylltarët, zjarrfikësit, vullnetarët. Supozohet se shkaku i aksidentit është neglizhenca njerëzore - një zjarr i djegur dhe i pashuar pranë një shtegu pyjor, shpjegoi Aleksander Krëstev, drejtor i pylltarisë lokale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti: Modernizimi i ushtrisë nënkupton edhe zhvillimin e infrastrukturës kritike

Procesi i modernizimit të Forcave të Armatosura nënkupton jo vetëm blerjen e pajisjeve moderne, por edhe zhvillimin e infrastrukturës kritike, duke përfshirë zbatimin e projekteve për rritjen e konektivitetit midis shteteve anëtare. Këtë e theksoi..

botuar më 24-04-15 5.12.MD

"Zgjedhim së bashku" është slogani për zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar

Nga 16 prilli, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon një fushatë shpjeguese për zgjedhjet e ardhshme 2 në 1 - për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar, të planifikuara për 9 qershor, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Slogani për..

botuar më 24-04-15 3.52.MD
Atanas Zaprjanov

Transportuesit e blinduar bullgarë janë nisur për në Ukrainë

Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para..

botuar më 24-04-15 1.46.MD