Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një zjarr në malin Rilla preku 15 dynymë pyll me pisha

Foto: BGNES

Një zjarr në malin Rilla, Bullgaria Jugperëndimore, i cili shpërtheu dje, preku 15 dynymë pyll me pisha, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria kundër Zjarreve" Kryekomisari Nikollaj Nikollov, i cili shkoi në vendngjarje. Sipas tij, zjarri tashmë është nën kontroll. Vëzhgimi i terrenit do të vazhdojë për dy ose tre ditë, vuri në dukje reporteri ynë Nikollaj Hristov.

Aktualisht më shumë se 200 njerëz po luftojnë në terren - pylltarët, zjarrfikësit, vullnetarët. Supozohet se shkaku i aksidentit është neglizhenca njerëzore - një zjarr i djegur dhe i pashuar pranë një shtegu pyjor, shpjegoi Aleksander Krëstev, drejtor i pylltarisë lokale.


Më shumë nga rubrika

Nënvarianti i ri i Omikron është tashmë në vendin tonë

Një nënvariant i Omikron BA.5 tashmë po qarkullon në vendin tonë, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si “alarmant”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai mbart një mutacion që e bën koronavirusin më ngjitës dhe mund ta ndihmojë atë të..

botuar më 22-06-29 6.38.MD

Këshilli i Ministrave miratoi pozitën e vendit për propozimin e Presidencës franceze për Maqedoninë e Veriut

Këshilli i Ministrave miratoi pozitën e vendit tonë për propozimin e Presidencës franceze për qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.Ajo i përgjigjet vendimit të Kuvendit..

botuar më 22-06-29 6.27.MD

Shteti refuzoi të blinte grurë për rezervën e tij

Qeveria e dorëhequr hoqi vendimin e saj për të ndarë më shumë se 1 miliard leva për blerjen e grurit për rezervën shtetërore. “Duke pasur parasysh pritshmëritë për një korrje të re të mirë vjeshtore dhe faktin që ka sasi të mjaftueshme gruri në magazinat..

botuar më 22-06-29 5.30.MD