Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banorët e një lagjeje në zemër të Hisarjas ruajnë këngë dhe tradita origjinale bullgare

Foto: arkiv personal

Hisarja është i njohur si një qytet me histori shumëvjeçare dhe 22 burime minerale, nga të cilat buron ujë mineral me veti kuruese. Gjatë të gjitha stinëve të vitit këtu mblidhen shumë turistë - bullgarë dhe të huaj, të tërhequr nga burimet natyrore të qytetit të vogël. Afërsia e Sredna Gorasë dhe pyllit me pisha, i cili e rrethon qytetin, favorizojnë klimën e butë gjatë gjithë vitit.

Era e pishës mund të ndihet në lagjen “Momina Banja” në Hisarja, këtu burojnë dhe disa nga ujërat më shërues. Pikërisht ky kombinim i faktorëve natyrorë i tërheq njerëzit në këto vende që nga kohërat e lashta - një vendbanim prehistorik rreth burimeve minerale ka ekzistuar që para mijëvjeçarit V - IV para Krishtit. Aty pranë janë mbetjet e një banje romake, të zbuluar në vitin 1935. Arkeologët e datojnë ndërtimin në shekullin IV. Nuk ka mundësi që kjo histori e pasur të mos ketë ndikuar në mënyrën e jetesës dhe kulturës së banorëve të sotëm të qytetit turistik.

Banorët e lagjes “Momina Banja” vazhdojnë të nderojnë zakonet dhe traditat e e veta vendase dhe të kujtojnë vitet deri në 1964-ën, kur ata ishin një vendbanim i pavarur brenda qytetit të Hisarjas. Rajoni krenohet për folklorin vendas, ku ka elementë nga koha e sllavëve, të cilët kanë banuar në këto toka para ardhjes së romakëve.

Sot, për ruajtjen e këtyre këngëve, valleve dhe zanateve në lagjen “Momina Banja” kujdeset kryesisht Vatra Kulturore "Nikolla Jonkov Vapcarov-1927". Kryetarja e saj në vazhdim të shumë viteve është Marijana Nikollova-Vallkova. Ajo vetë nuk është vendase, por që kur ka ardhur në Hisarja për herë të parë është magjepsur nga zërat e këngëtarëve dhe arti i tyre i thurjes së dantellave dhe modelimit të shportave të bukura me kashtë. Ajo ia ka vënë vetes qëllimin për t’i dhënë një platformë dhe popullaritet talentit të amatorëve. Kur nuk udhëtojnë për të marrë pjesë në festivalet folklorike kombëtare në të gjithë vendin, këngëtarët e Hisarjës kënaqin me zërat e tyre turistët që vijnë këtu për të parë banjat e lashta romake në qytet. Ata janë një pjesëmarrës kryesor në programin e panairit tradicional të “Momina Banja”, i cili mbahet çdo vit më 15 gusht, në festën e Fjetjes së Hyjlindëses. Këtë vit festimi do të jetë vetëm në Tempull, për shkak të masave kundër pandemisë. Megjithatë, puna gjatë stinës verore dhe takimet e këngëtarëve në Vatrën Kulturore po vazhdojnë - thotë Mariana Nikollova -Vëllkova:

“Kemi shumë aktivitete. Grupi ka incizime në BNR dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse gjithçka do të mbetet për brezat e ardhshëm. Këto këngë janë thesari ynë i madh. Ne jemi të ndryshëm nga vendbanimet pranë nesh, e kemi individualitetin e vet. Për shembull, maskat e kukerëve janë unikale në të gjithë komunën. Ato nuk janë të frikshme, por janë shumë të bukura dhe janë bërë prej pëlhure dhe rruazash. Çdo gjë këtu është zbukuruar me rruaza dhe xixëllona - kostumet, dantellat e shamive, byzylykët - gjithçka bëhet me shumë rruaza. Prandaj edhe kostumet tona popullore janë kaq të bukura. Në Vatrën tonë të Kulturës disponojmë kostume të tilla të ruajtura. Grupi ynë i këndimit u krijua në vitin 1955. Aktualisht atje këndojnë gra, të cilat atëherë ishin vajza 12-13 vjeçare. Ne gjithashtu organizojmë punëtori të vogla për fëmijët. Pavarësisht nga pandemia, ata vazhdojnë të vijnë çdo ditë.”

Vatra e Kulturës "Momina Banja" aktualisht disponon dy salla dhe një bibliotekë. Aty ruhen 5 000 vëllime letërsie, kryesisht për nxënësit.

“Këtu vijnë edhe fëmijë nga shkolla fillore në Hisarja. Me ndihmën e tyre ne bëjmë bizhuteri të bukura, tradicionale për lagjen “Momina Banja”. Po përdorim të ashtuquajturën “teknikë bullgare për lidhjen e rruazave. 10 - 12 mijë rruaza përdoren për një rrip dhe është shumë e mundimshme për t’u bërë. Nuk ka dy rripa të njëjtë, të gjitha janë të ndryshme dhe origjinale. Gërshetimi i rruazave dhe xixëllonave në kostumet tona është pjesë e traditës sonë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. "

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal, Gergana Mançeva, BGNES, Facebook/Guardianoftraditions



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD

Projekti fotografik “Unë jam bullgare”, që bëri bujë në rrjetet sociale, me një botim të ri

"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov   prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..

botuar më 23-12-21 7.45.PD