Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nevojitet azhurnim i buxhetit që të përballemi me krizën shëndetësore dhe emigrantët

Presidenti Radev
Foto: BGNES

"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.

Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.


Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Ideologjitë jugosllave sakatojnë marrëdhëniet bullgaro-maqedonase

Bullgaria nuk vepron nga pozicioni i forcës, por nga pozicioni i së vërtetës, tha presidenti Rumen Radev në Sofje para konferencës "Perspektiva evropiane për marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut". Ai bëri thirrje për..

rinovuar më 22-05-04 4.24.MD

Ndihma ushtarake për Ukrainën – një mollë sherri në politikën bullgare

Qeveria e koalicionit po mblidhet sot në një këshill urgjent për të diskutuar dërgimin e ndihmës ushtarake për në Ukrainë. Ai i paraprin seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor më 4 maj, ku deputetët do të duhet të vendosin nëse do t'i..

botuar më 22-05-03 2.53.MD
Ljubomir Kjuçukov

Ljubomir Kjuçukov: Ekziston rreziku që konflikti të përshkallëzohet përtej Ukrainës

Nëse në fazën e parë të luftës kërkoheshin mënyra për t’i dhënë fund armiqësive, tani vijimi i saj del në pah. Në një intervistë për BNR, Ljubomir Kjuçukov, Drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, një ish-Zëvendës..

botuar më 22-05-01 1.41.MD