"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.
Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.
Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari, Presidenti Rumen Radev komentoi një deklaratë të presidentit francez Emmanuel Macron më 26 shkurt në një konferencë..
Bullgaria mbështet kategorikisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe mban një pozicion aktiv në favor të vendimeve kyçe për rrugën evropiane të vendit. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në takimin e tij..
Ambasadori i SHBA në Bullgari Kenneth Merten tha për bTV se një shitje e mundshme e rafinerisë së naftës në Burgas “Neftohim” te një kompani bullgare ose evropiane është një ide e mirë . Ai tha se përfaqësues të kompanive amerikane kanë vizituar..
Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për..