Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nevojitet azhurnim i buxhetit që të përballemi me krizën shëndetësore dhe emigrantët

Presidenti Radev
Foto: BGNES

"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.

Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Do të bëhen ndërrime në qeverinë maqedonase, por kryeministri mbetet Maqedonia e Veriut ka një shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe pritet që ajo të shtohet. Këtë e tha në një konferencë për shtypin Kryeministri Zoran Zaev , cituar nga..

botuar më 21-11-19 4.14.MD

Një orë e 24 minuta vazhdoi debati midis kandidat presidentëve

Dy kandidatët për postin presidencial realizuan debatin e vetëm të drejtpërdrejtë në Televizionin Kombëtar Bullgar. Rumen Radev dhe Prof. Anastas Gerxhikov deklaruan se presin nga partitë në parlamentin e ri të zgjedhin një kabinet të rregullt...

botuar më 21-11-19 12.10.MD

MPJ: Marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor nuk duhet të kufizohen vetëm në zgjerim

Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev priti ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të ngarkuarin me postin Shef të Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari. Ministri i njohu diplomatët e huaj me situatën rreth..

botuar më 21-11-18 7.11.MD