Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nevojitet azhurnim i buxhetit që të përballemi me krizën shëndetësore dhe emigrantët

Presidenti Radev
Foto: BGNES

"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.

Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.


Më shumë nga rubrika

Prioritetet e Parlamentit të ri bullgar

Nën kryesinë e deputetit më të vjetër, dr. Sillvi Kirillov , deputetët e Legjislaturës së re të 47-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë u betuan se në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit bullgar. Presidenti Rumen..

botuar më 21-12-03 4.10.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet kufitare Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Albin Kurti u takuan në Elbasan të Shqipërisë. Në qendër të takimit ishte siguria e kufijve dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe..

botuar më 21-12-03 1.27.MD

Prania e njerëzve pa përvojë politike në parlament mund të ketë një efekt të dobishëm në sistem

Deputetët e rinj nisin zyrtarisht punën sot, më 3 dhjetor. Mes 240 deputetëve në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, bien në sy shumë persona të rinj që kanë pak ose aspak përvojë parlamentare. Biografitë e tyre profesionale dëshmojnë për..

botuar më 21-12-03 6.05.PD
Подкасти от БНР