"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.
Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.
Kaluan 100 ditët e para të qeverisjes së koalicionit të katërfishtë mes "Po e vazhdojmë ndryshimin", "Ka një popull të tillë" (ITN), Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Bullgarisë Demokratike”. Tërë kjo periudhë ishte plot turbullira të..
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Izraelit, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar iu bashkuan homologëve të tyre të BE-së, duke dënuar thirrjet për dhunë të shprehura në një publikim nga deputetja e..
Kosova kërkon njohje nga Serbia që të votojnë serbët e Kosovës më 3 prill Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe u kanë bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të përmbahen nga veprimet dhe retorika..
Turqia do të bëjë pazare për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO Turqia nuk do të mbështesë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në..