"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.
Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.
Pas shtatë orësh bisedimesh, tre me Presidentin amerikan Joe Biden dhe një me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, liderët evropianë premtuan më shumë ndihmë ushtarake, humanitare dhe ekonomike për Kievin, por nuk vendosën sanksione të reja..
Me rastin e 100 diteve te para të hyrjes së tij në detyrë, Kryeministri Kirill Petkov iu drejtua qytetarëve bullgarë. " Në ditën kur u betuam, Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Ujit propozoi një rritje të madhe të çmimit të gazit dhe energjisë..
Arrestimi 24-orësh i ish-Kryeministrit Bojko Borisov , ish-Ministrit të Financave Vlladislav Goranov dhe shefes së Qendrës së Qeverisë për shtyp Sevdalina Arnaudova më 17 mars është tema kryesore në politikën e brendshme të Bullgarisë dhe saga e..