Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 18 gusht kremtojmë Fjetjen e Shën Ivan Rillski – mbrojtësit të bullgarëve

Shën Ivan Rillski
Foto: arkiv

Kisha Ortodokse Bullgare kremton sot Fjetjen e Shën Ivan (Joan) Rillski. Festa shënohet në ditën e përvjetorit të vdekjes së shenjtorit. I nderuari Ivan Rillski lindi rreth vitit 876 në fshatin Skrino në malin Osogovska. Ai jetoi në kohën e Princit Boris dhe birit të tij Vlladimir, Mbretit Simeon dhe birit të tij Petër - një kohë e përhapjes së gjerë të krishterimit në kufijtë e Bullgarisë. Si adoleshent, ai dëshironte t’i përkushtohej shërbimit të Zotit dhe hyri në një manastir. Mirpo, më vonë u largua nga manastiri dhe brodhi shumë kënde. Në një moment ai u vendos në Rilla ku themeloi Manastirin e Rilës. Në fund të jetës së tij, shenjtori iu përkushtua vetmisë dhe lutjes. U nda nga jeta në vitin 946 dhe u varros në kishën e vogël të Manastirit të Rilës. Rreth 980 u kanonizua shenjtor.

Pjesë e trashëgimisë që marrin bullgarët prej tij është “Testamenti i Shën Ivan Rilskit”. “Mos kërkoni të qëndroni në krye dhe të udhëhiqni, por mbani mend Atë që tha: “Kush dëshiron të jetë i pari midis jush, le të jetë skllav i të gjithëve.” Zgjidhni mentorët tuaj dhe caktoni si krerë ata që Zoti ju ka treguar, domethënë njerëz që dëshmohen nga të gjithë për ndjekjet e tyre shpirtërore, dhe që janë më të lartë se të gjithë në arsyen dhe aftësinë dalluese shpirtërore, dhe që janë në gjendje të kullosin mirë dhe të pëlqyer nga Zoti kopenë që iu besua nëpër kullotat e devotshmërisë”, shkroi shenjtori në testamentin e tij.


Më shumë nga rubrika

Bujaria dhe përkushtimi ndaj atdheut – veçoritë specifike të rilindësit nga Koprivshtica

E vështirë dhe e pasigurt ishte koha në fillim të shekullit XX. Dhe atëherë shumë bullgarë kërkuan bukën e gojës jashtë kufijve të atdheut, dhe ata me shpirtra sipërmarrës dhe të zgjuar me shumë punë arritën të grumbullojnë pasuri dhe të..

botuar më 21-11-01 11.59.PD

Në shëtitje virtuale në Muzeun e Sofjes

Muzeu Historik Rajonal i Sofjes, i vendosur në ndërtesën e banjës së dikurshme qendrore të kryeqytetit, ofron një mundësi të re - një vizitë virtuale të ekspozitës së vet të përhershme. Ajo është e shpërndarë në 8 salla, të cilat ndjekin..

botuar më 21-10-24 7.15.PD

Manastiri i Baçkovës tregon sende të restauruara antike

Deri në fund të vitit Manastiri i Baçkovos do t’i gëzojë vizituesit e vet me ikona të papara deri në këtë moment dhe sende fetare nga e kaluara. Ato do të renditen në  një dhomë të re të rinovuar në pjesën e Muzeut të Manastirit të Shenjtë, dhe do..

botuar më 21-10-23 9.05.PD
Подкасти от БНР