Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata në Afganistan – pikëpamjet bullgare

Eurodeputetja Elena Jonçeva: Bullgaria nuk duhet të mbajë një barrë disproporcionale nga një valë e mundshme e fortë emigrantësh

Foto: ЕPА/BGNES

Situata në Afganistan është e ndërlikuar, dhe prioriteti urgjent për Bullgarinë është evakuimi i qytetarëve tanë nga vendi,deklaroi ministri i jashtëm bullgar Svetllan Stoev gjatë kohës së Këshillit të Jashtëzakonshëm “Punë të Jashtme” të Bashkimit Evropian. Në të u riafirmua angazhimi i Brukselit për stabilitetin e Afganistanit  dhe dhënien e ndihmës për popullsinë e vendit.  Bullgaria është një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe ngjarjet në Afganistan tanimë po shkaktojnë pritje për një presion migracioni. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, eurodeputetja Elena Jonçeva, anëtare e delegacionit për lidhje me Afganistanin në Parlamentin Evropian, qe kategorike:

Elena Jonçeva

“Rreziku për Evropën dhe për Bullgarinë nga ana e Afganistanit është i madh. Bullgaria është pika e parë dhe në rast të një fluksi refugjatësh afganë në Evropë, do të jetë e vështirë për ne. Duhet të jetë e qartë se Evropa nuk mund të na lërë vetëm në këtë situatë. Ne nuk mund të jemi të dënuar për shkak të pozicionit tonë gjeografik. “

Sipas fjalëve të Jonçevës, Bullgaria është një pjesë nga Bashkimi Evropian dhe nuk duhet të marrë përsipër një peshë jo proporcionale - përgjegjësia duhet të ndahet:

“Autoritetet tanë duhet të kërkojnë një angazhim specifik e konkret nga Bashkimi Evropian në dy pika: çfarë marrëveshjesh konkrete do të bëjë Brukseli me shtete të treta, që të mund të marrin një pjesë nga fluksi i refugjatëve nga Afganistani. Dhe së dyti, çfarë ndihme konkrete do t'i japë Bullgarisë, duke pasur parasysh se ka një fluks të madh në kufirin tonë, me fjalë të tjera zhvendosja në vendet e tjera të BE -së duhet të jetë një angazhim shumë specifik. Nuk mund të pritet momenti i fundit. “

"Shteti bullgar reagon në mënyrë adekuate ndaj asaj që po ndodh në Afganistan," deklaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare Stefan Tafrov, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, diplomat, ish përfaqësues i përhershëm në Këshillin për Siguri pranë OKB-së.

Stefan Tafrov

“Në vend të parë është kujdesi për bashkatdhetarët tanë në Afganistan, për riatdhesimin e tyre. Po kështu ka një kujdes nga ana jonë për afganët, të cilët kanë punuar për Bullgarinë gjatë të gjitha viteve të pranisë sonë aty. Ne po kështu u detyrojmë atyre ndihmë”, sqaroi Tafrov.

Disa forca politike në Bullgari tanimë filluan të flasin për një presion të rëndë të migracionit. Sipas ministrit të jashtëm Svetllan Stoev akoma nuk mund të flitet për një të tillë. Sidoqoftë, qeveria e përkohshme është gati të dërgojë 1000 trupa në kufij. Partia Patriotike jashtë parlamentare VMRO kërkoi reparte vullnetare të ndihmojnë autoritetet kufitare.

“Presioni i migracionit është i mundshëm, por akoma nuk është fakt - komenton Stefan Tafrov. Kuptohet se duhet të marrim masa që ta kufizojmë. Për fat të mirë, agjencitë e specializuara të OKB-së, siç është Komisariati i Lartë për Refugjatët, Programi Botëror i Ushqimit e kështu me radhë janë të paprekur në Afganistan. Duket se talebanët nuk i afrojnë ato dhe ky është kanali natyror, nëpër të cilin mund të ndihmojnë afganët në mënyrë që ata të mos ikin nga vendi ".

Nuk duhet spekuluar shumë me valën e emigrantëve, tha Nikollaj Mlladenov për BNR, deri vonë Koordinator Special i OKB -së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Nikollaj Mlladenov

“Sipas meje ajo e cila duhet të bëhet është që Bashkimi Evropian, NATO-ja, madje dhe të gjithë fqinjët e Afganistanit, në mënyrë të qartë dhe kategorike të deklarojnë se nuk do të lejojnë një kthim në kohërat e errëta – rrjedhojë e qeverisjes së talebanëve. Kjo do të thotë jo vetëm deklarata të ministrave, por dhe mekanizma shumë të qarta të monitorimit në vend”.

Mes 300 000 dhe 5 milionë afganë pritet të largohen nga vendi. A është gati Evropa që të marrë përsipër një valë të re të fuqishme të emigrantëve?

“Mendoj se që të gjithë duhet të kenë mësuar me vëmendje të madhe mësimet nga vala e mëparshme e emigrantëve dhe institucionet në të gjithë Evropën të jenë të përgatitura për një rrezik të ngjashëm. Por në këtë moment nuk duhet të spekulohet me një rrezik të tillë, sepse a do të ndodhë kjo apo jo, varet prej faktorëve të shumtë, të cilët akoma janë nën kontrollin e Perëndimit, të aleatëve dhe partnerëve tanë - vë në dukje Mlladenov. Përpjekjet që këtu e tutje duhet t’i drejtohen jo provokimit të frikës nga një valë e re, por duhet të evitohet çdo përpjekje e talebanëve për të kthyer kohërat e errëta në Afganistan. Nëse kushtet janë të vëna qartazi, dhe nëse me të vërtetë talebanët kërkojnë një legjitimitet ndërkombëtar, për të cilin pohojnë se e duan ta marrin, atëherë mundet që të mos të ketë një valë të tillë dhe të mos të shikojmë shqetësime të tilla në Evropë dhe në vendet e tjera në regjion.”

Intervista: Irina Nedeva dhe Daniella Goleminova, BNR-Horizont”

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përbërja e qeverisë së përkohshme është gati

Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në. Kryeministri - Dimitër Glavçev..

botuar më 24-04-05 11.12.PD

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara. Deri para pak kohësh, në rreshtat e..

botuar më 24-04-02 2.05.MD

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD