Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panairi i zanateve në qytetin Vidin organizohet me respektim të rreptë të masave antiepidemike

Foto: Svetoslav Zvetanov

Pas një pauze njëvjeçare për shkak të koronavirusit, Panairi i zanateve në qytetin Vidin prapë është fakt. Veprimtaria e sivjetshme organizohet nga 20 deri më 28 gusht dhe sipas traditës u rregullua në ish kazermën ushtarake në afërsi të drejtpërdrejtë të Kështjellës “Baba Vida” (Gjysha Vida).

Më se 120 tregtarë, zanatçinj dhe prodhues prezantojnë prodhimet e tyre gjithë ditën, ndërsa mbrëmjet organizohen koncerte në të hapur. Sivjet theksi është mbi paraqitjen e grupeve dhe interpretuesve nga shtetet ballkanike, kryesisht nga Serbia dhe Rumania. Orkestra Frymore, Ansambli “Dunav”, Orkestra e Bronzit e qytetit, grupe amatore artistike nga rajoni – të gjithë ata do të argëtojnë vizitorët.

Kështjellë “Baba Vida”

Panairi në Vidin daton më shumë se një shekull. Edicioni i tij i parë u mbajt në 1892 me idenë që të ishte vetëm një veprimtari bujqësore dhe blegtore. Në vitin 1935 u vendos që panairi të ishte vjetor, të fillonte në fund të gushtit dhe të zgjaste nga 7 deri në 13 ditë - diçka që vërehet edhe sot. Në atë kohë ngjarja ishte shumë e popullarizuar jashtë vendit dhe shumë të huaj erdhën në të. Pas një pushimi prej 15 vjetësh, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë, Panairi në Vidin u rivendos në 2007, dhe që nga viti 2013 vendi i tij është pranë kalasë “Baba Vida”.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova