Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krizë kushtetuese nëse deputetët nuk votojnë datën e zgjedhjeve presidenciale

Prof. Ekaterina Mihajllova
Foto: BGNES

Profesoresha e drejtësisë kushtetues dhe ish deputetja Prof. Ekaterina Mihajllova parashikoi para BNT një krizë kushtetuese nëse deputetët nuk votojnë shpejt datën e zgjedhjeve presidenciale. Sipas saj, logjika e Kushtetutës është e tillë që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk duhet të mbahen në të njëjtën kohë, pasi të dy institucionet janë krijuar me afate të ndryshme veprimi. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë ndalim për të penguar një votë 2 në 1. Prof. Mihailova ishte e bindur se dëgjimi i Prokurorit të Përgjithshëm në komisionet e Kuvendit Popullor nuk është antikushtetues - një çështje për të cilën Ivan Geshev tashmë iu referua Gjykatës Kushtetuese. Ajo theksoi se vet ajo është për ndarjen e prokurorisë nga pushteti gjyqësor në mënyrë që të ketë më shumë autonomi dhe llogaridhënie.


Më shumë nga rubrika

Sipas ekologëve Bullgaria nuk mbështetet mjaft në burimet e rinovueshme

Vendi ynë mund të kënaqë plotësisht nevojat e veta për energji elektrike përmes burimeve të rinovueshme, sipas organizatave mjedisore. Sipas ambientalistëve, duke investuar në infrastrukturën e gazit, ne rrezikojmë pavarësinë tonë energjetike. “Për..

botuar më 21-11-30 6.46.MD
Violeta Komitova

Aksidenti me autobusin maqedonas nuk ka ndodhur me shpejtësi të madhe

Pjesa e Autostradës “Struma”, në të cilën së fundmi mbetën të vdekur 45 persona në një aksident me një autobus maqedonas, nuk ka Aktin 16 (dokument që vërteton nëse ndërtimi është në përputhje me rregulloret), pasi nuk janë përfunduar procedurat e..

botuar më 21-11-30 5.36.MD

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është duke pritur testet e premtuara për të rikthyer nxënësit e mëdhenj në mësim

Nxënësit nga klasa e 5-të deri në klasën e 12-të do të kthehen në shkollë kur të mbërrijnë testet e premtuara nga Ministria e Shëndetësisë për zbulimin e koronavirusit, tha për bTV ministri i Arsimit, Prof. Nikollaj Denkov. Aktualisht ka rreth 400..

botuar më 21-11-30 3.37.MD
Подкасти от БНР