Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani indiane do të investojë në Plovdiv

Foto: BNR, Plovdiv

Një kompani indiane e teknologjisë së lartë dëshiron të investojë në ndërtimin e një qendre për ruajtjen e të dhënave në Plovdiv. Kjo u bë e qartë nga një takim i nënkryetarit të bashkisë Stefan Stojanov me përfaqësuesit e Plovdiv Tech Park dhe kompanisë VueNow, njoftoi BNR Plovdiv.

“Plovdiv është një nga qytetet me zhvillim më të shpejtë ekonomik në rajonin e Evropës Juglindore. Qindra kompani ndërkombëtare veprojnë këtu, kryesisht në ndërtimin e makinerive dhe industritë e automobilave”, tha Stojanov, duke theksuar se rajoni vazhdon të jetë një lider në tërheqjen e njerëzve - përfshirë të huajt, të cilët tani arrijnë në 20 000 veta.

Rrjeti i qendrave të ruajtjes së të dhënave të kompanisë tejkalon 600 dhe synimet aktuale parashikojnë hyrjen në Evropë përmes qytetit bullgar Plovdiv.