Një kompani indiane e teknologjisë së lartë dëshiron të investojë në ndërtimin e një qendre për ruajtjen e të dhënave në Plovdiv. Kjo u bë e qartë nga një takim i nënkryetarit të bashkisë Stefan Stojanov me përfaqësuesit e Plovdiv Tech Park dhe kompanisë VueNow, njoftoi BNR Plovdiv.
“Plovdiv është një nga qytetet me zhvillim më të shpejtë ekonomik në rajonin e Evropës Juglindore. Qindra kompani ndërkombëtare veprojnë këtu, kryesisht në ndërtimin e makinerive dhe industritë e automobilave”, tha Stojanov, duke theksuar se rajoni vazhdon të jetë një lider në tërheqjen e njerëzve - përfshirë të huajt, të cilët tani arrijnë në 20 000 veta.
Rrjeti i qendrave të ruajtjes së të dhënave të kompanisë tejkalon 600 dhe synimet aktuale parashikojnë hyrjen në Evropë përmes qytetit bullgar Plovdiv.
Kompania saudite “Tawal” është në proces blerjeje 100% të infrastrukturës pasive të rrjeteve celulare të Kompanisë Bullgare të Telekomunikacioneve (BTK), të cilat janë në pronësi të “United Group.” Kjo u bë e qartë pas një takimi të ministrit të..
Në fund të vitit 2022, bullgarët kanë më shumë se 36 miliardë euro në banka. Kjo është një rritje prej 8.2% krahasuar me vitin 2021. Por depozitat e ekonomive familjare janë duke u tkurrur në numër me 2% për vitin dhe tani janë pothuajse 8.9..
Që në maj inflacioni do të bjerë nën 10%, parashikoi para Nova TV ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Nikolla Stojanov. Ai shtoi se është në rënie p;r muajin e shtatë dhe do të jetë një-shifror në verë. Sipas ministrit, ka të gjitha arsyet..