Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dorëzon mandatin e tretë për formimin e qeverisë së re

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Sot Presidenti Rumen Radev ia jep mandatin e tretë për formimin e qeverisë grupit të tretë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 46 -të Kuvendit Popullor - "BSP për Bullgarinë".

Mbrëmë, pasi u bë e qartë se mandati po i shkonte BSP-së, udhëheqësja e socialistëve Kornelija Ninova tha se do të ftonte për bisedime "Ka një popull të tillë" (ITN), "Bullgaria Demokratike" dhe "Ngrihu. BG! Ne po vijmë ", duke përjashtuar Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS). ITN njoftoi se ata do të flasin me BSP, por nuk do të mbështesin qeverinë e saj. Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov shprehu habi se mandati i jepet BSP-së. Grupi do të vendosë nëse do të mbështesë qeverinë e propozuar.

Nga "Ngrihuni.BG! Ne po vijmë," deklaruan se ata do të negocionin me BSP, por me kusht se DPS dhe GERB nuk marrin pjesë në kabinetin e ardhshëm.

Që të mund të zgjidhet një qeveri e re, për të duhet të votojnë më se gjysma e deputetëve.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 dhjetorin

Gjatë natës së 7 duke u gdhirë 8 dhjetori në Bullgarinë Veriperëndimore do të vazhdojë të bjerë borë, në zonat e tjera – shi. Deri në mëngjes reshjet do të pushojnë. Të mërkurën nga jugperëndimi vranësira do të çahet. Në shumë zona do të ulet..

botuar më 21-12-07 6.01.MD

Bullgaria është e dyta në BE për sa i përket rrezikut të varfërisë për fëmijët e prindërve të pashkolluar

Në Bullgari dhe në Rumani numri i fëmijëve të prindërve me nivel të ulët të arsimit që janë të kërcënuar nga varfëria, është më i lartë. Këtë e tregon një sondazhi i Evrostat. Rumania renditet e para me 37.4 për qind, të ndjekur nga Bullgaria me..

botuar më 21-12-07 4.49.MD

Vazhdojnë konsultimet te presidenti për formimin e qeverisë

Presidenti Rumen Radeve vazhdon konsultimet politike me grupet parlamentare në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor përpara se të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë. Më 7 dhjetor, të parët që biseduan me Radevin ishin..

rinovuar më 21-12-07 4.00.MD
Подкасти от БНР