Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Placido Domingo është mik i forumit të parë ndërkombëtar “Kultura dhe biznesi - bashkë në botën digjitale” në Sofje

Placido Domingo dhe Sonja Jonçeva
Foto: arkiv

Këngëtari i operës me famë botërore Placido Domingo do të jetë një mik i posaçëm i forumit të parë ndërkombëtar, “Kultura dhe biznesi - bashkë në botën digjitale”, i cili do të zhvillohet më 30 gusht në Sofje. Forumi prezanton mundësitë e reja për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Ngjarja është nën egjidën e fushatës “Çudirat e Bullgarisë” dhe organizatës më e madhe joqeveritare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore “Evropa Nostra”, kryetar nderi i së cilës është Maestro Placido Domingo. 

Placido Domingo ndodhet në Bullgari për koncertin e madh më 31 gusht, përpara kishës-katedrale “Shën Aleksandër Nevski” në kryeqytet, në të cilin do të këndojë me primën bullgare Sonja Jonçeva. Të dy do të këndojnë arie dhe duete nga opera të njohura, nën shoqërimin e Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Najden Todorov. Ngjarja do të transmetohet live nëpër të gjithë botën. 

Përpiloi: Vesella Krësteva 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka filluar të punojë mekanizmi i orës së një kulle të shekullit të 18-të në Peshtera

Prej më shumë se 300 vitesh, ora e kullës së vjetër në Peshtera po zgjon banorët e këtij qyteti të maleve Rodope. Kjo është kulla e dytë më e vjetër me orë në Bullgari dhe tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit. Vitin e kaluar, "Sahata", siç e..

botuar më 24-02-11 9.20.PD

Një ekspozitë feston 100 vjetorin e Ljuben Zidarov dhe punën e tij të gjatë krijuese

Unioni i Artistëve Bullgarë feston 100 vjetorin e lindjes së një prej ilustruesve më të njohur dhe më të dashur bullgar - artistit Ljuben Zidarov (23.12.1923 - 3.01.2023) . Me këtë rast u organizua një ekspozitë me piktura në pronësi të 20 galerive..

botuar më 24-02-10 8.05.PD
Alzek Misheff në Sofje

Një film për artistin e madh të avangardës Alzek Misheff hap festivalin e kinemasë Master of Art

Edicioni i nëntë i Festivalit të Kinemasë Master of Art do të hapet sonte në Sofje me një film dokumentar për Alzek Mishff - piktori që iku nga Bullgaria komuniste dhe bëri një karrierë botërore në Itali. “Filmi tregon për kërkimin e vazhdueshëm të..

botuar më 24-02-09 10.47.PD