Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kufizime të reja për udhëtarët nga Bullgaria për në Shqipëri

Foto: arkiv

Nga 6 shtatori me hyrjen në Shqipëri, qytetarët bullgarë duhet të paraqesin një pasaportë vaksinimi (e vlefshme 14 ditë pas riimunizimit), një test negativ PCR i vlefshëm për 72 orë ose një test i shpejtë antigjeni i vlefshëm për 48 orë. Gjithashtu pranohet një certifikatë e sëmundjes së Covid-19, por jo më herët se 6 muaj para datës së hyrjes në vend. Nga 1 shtatori 2021 ndalohet lëvizja e njerëzve dhe automjeteve në vend në intervalin midis orës 23:00 dhe 6:00.

Kufizimet zbatohen edhe për ata që kalojnë transit nëpër Shqipëri, me përjashtim të fëmijëve nën moshën 6 vjeç.

Të gjithë të tjerët i nënshtrohen një karantine 10-ditore, pas së cilës ata duhet të bëjnë një test dhe të njoftojnë autoritetet për rezultatin.

Mbajtja e maskave është e detyrueshme kudo.


Подкасти от БНР