Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kufizime të reja për udhëtarët nga Bullgaria për në Shqipëri

Foto: arkiv

Nga 6 shtatori me hyrjen në Shqipëri, qytetarët bullgarë duhet të paraqesin një pasaportë vaksinimi (e vlefshme 14 ditë pas riimunizimit), një test negativ PCR i vlefshëm për 72 orë ose një test i shpejtë antigjeni i vlefshëm për 48 orë. Gjithashtu pranohet një certifikatë e sëmundjes së Covid-19, por jo më herët se 6 muaj para datës së hyrjes në vend. Nga 1 shtatori 2021 ndalohet lëvizja e njerëzve dhe automjeteve në vend në intervalin midis orës 23:00 dhe 6:00.

Kufizimet zbatohen edhe për ata që kalojnë transit nëpër Shqipëri, me përjashtim të fëmijëve nën moshën 6 vjeç.

Të gjithë të tjerët i nënshtrohen një karantine 10-ditore, pas së cilës ata duhet të bëjnë një test dhe të njoftojnë autoritetet për rezultatin.

Mbajtja e maskave është e detyrueshme kudo.


Më shumë nga rubrika

Dhuna në familje – një pandemi e fshehur në ditët e Covid-19

Sipas Agjencisë Evropiane për të Drejtat e Njeriut (FRA) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë /OBSH/, një në tre gra është viktimë e dhunës dhe që nga fillimi i masave kundër epidemisë dhe izolimit, situata është përkeqësuar në shumë shtëpi...

botuar më 21-11-27 9.25.PD

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet deri më 31 mars

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për zgjatjen e periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, nga 1 dhjetori 2021 deri më 31 mars 2022. Qëllimi është kufizimi i përhapjes së Covid-19. Të gjitha zonat e vendit janë të prekura nga..

botuar më 21-11-24 5.06.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut vajtojnë së bashku

Sot popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përkulin kokën në kujtim të 55 njerëzve të bllokuara në kurthin e flakës. Për më pak se 24 orë dy tragjedi të tmerrshme tronditën gjithë shoqërinë tonë. E para më 22 nëntorin në mbrëmje, mori jetën..

botuar më 21-11-24 1.42.MD
Подкасти от БНР