Tenistja Viktoria Tomova nuk arriti të luftojë për një vend në raundin e dytë të US Open dhe humbi nga Lauren Davis me 2: 1 sete.
Një ditë më parë, përfaqësuesja jonë tjetër për gratë - Cvetana Pironkova, u mposht nga Daria Kasatkina.
Sot, Grigor Dimitrov, i vendosur nën № 15 në skemë, do të dalë në fushë për ndeshjen e tij të dytë në turne dhe do të luajë kundër australianit Alexei Popyrin.Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..