Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dhe” – kënga e re e Orlin Goranovit

Foto: arkiv

Para afro një muaji këngëtari Orlin Goranov prezantoi këngën e tij më të re me titullin e shkurtër “Dhe”. Tekstin e krijoi gazetari televiziv Kostadin Filipov, ndërsa muzika dhe përpunimi janë vepër e krijuesit Svetosllav Lloboshki. Këngëtari i njohur xhiroi dhe një video që tashmë ka afro 5000 shikime, ndërsa kënga u radhit në vendin e parë në Klasifikimin Kombëtar për Muzikën Bullgare Pop dhe Rok “Top 20” të Radios Kombëtare Bullgare. “Dhe” është një këngë për dashurinë e cila vjen pas “rrugës së gjatë të dhimbjes”, dashuria e cila mahnit zemrën dhe e bën botën gazmore, të çuditshme dhe të mrekullueshme.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

“Kafal Sviri” është projekti i fundit i Gabit të talentuar nga Dublini

Gabriela Ivanova është një këngëtare adoleshente 13-vjeçare që jeton në Dublin. Vajza e talentuar ka disa projekte të suksesshme muzikore me artistë të njohur bullgarë. Së fundmi përfundoi projekti i saj i fundit, i cili tregon të gjithë paletën e..

botuar më 23-06-01 7.15.PD

“Që kur ti” – kënga më e re e Presllava Pejçeva

Presllava Pejçeva nuk ndalet së regjistruari këngë të reja. Kënga e saj më e re “Që kur ti” tashmë është fakt. Ajo është me një tingëllim të theksuar klubi. Përveçse interpretuese, në të këngëtarja është sërish autore e tekstit dhe bashkautore e..

botuar më 23-05-31 11.05.PD
Plácido Domingo

Plácido Domingo do të këndojë për herë të tretë në Sofje

Plácido Domingo do të ketë një koncert më 11 shtator në “Arena Sofia”. “Bullgaria, jam shumë i lumtur që do të jemi sërish bashkë”, ka shkruar tenori në faqen e tij zyrtare. Këngëtari 82-vjeçar i quajtur “mbreti i operës” ndodhet në një turne..

botuar më 23-05-30 1.05.MD