Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dhe” – kënga e re e Orlin Goranovit

Foto: arkiv

Para afro një muaji këngëtari Orlin Goranov prezantoi këngën e tij më të re me titullin e shkurtër “Dhe”. Tekstin e krijoi gazetari televiziv Kostadin Filipov, ndërsa muzika dhe përpunimi janë vepër e krijuesit Svetosllav Lloboshki. Këngëtari i njohur xhiroi dhe një video që tashmë ka afro 5000 shikime, ndërsa kënga u radhit në vendin e parë në Klasifikimin Kombëtar për Muzikën Bullgare Pop dhe Rok “Top 20” të Radios Kombëtare Bullgare. “Dhe” është një këngë për dashurinë e cila vjen pas “rrugës së gjatë të dhimbjes”, dashuria e cila mahnit zemrën dhe e bën botën gazmore, të çuditshme dhe të mrekullueshme.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova