Para afro një muaji këngëtari Orlin Goranov prezantoi këngën e tij më të re me titullin e shkurtër “Dhe”. Tekstin e krijoi gazetari televiziv Kostadin Filipov, ndërsa muzika dhe përpunimi janë vepër e krijuesit Svetosllav Lloboshki. Këngëtari i njohur xhiroi dhe një video që tashmë ka afro 5000 shikime, ndërsa kënga u radhit në vendin e parë në Klasifikimin Kombëtar për Muzikën Bullgare Pop dhe Rok “Top 20” të Radios Kombëtare Bullgare. “Dhe” është një këngë për dashurinë e cila vjen pas “rrugës së gjatë të dhimbjes”, dashuria e cila mahnit zemrën dhe e bën botën gazmore, të çuditshme dhe të mrekullueshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sot bota feston arritjet e grave pavarësisht nga dallimet kombëtare, etnike, gjuhësore, kulturore, ekonomike dhe politike mes tyre. Në Bullgari 8 Marsi festohet edhe si Dita e Gruas dhe e Nënës. Pikërisht nënës i kushtohet kënga më e re në..
Edhe pse përfaqësues të gjeneratave të ndryshme, të dy janë yje ndër këngëtarët bashkëkohorë bullgarë. Për herë të parë i pamë së bashku si trajnerë në konkursin “Zëri i Bullgarisë” dhe së fundmi revista Forbes i vendosi në pozitat e para të..
Më shumë se 700 pjesëmarrës nga tetë vende do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar "Ditët Muzikore të Marsit" në Ruse. Edicioni i 62-të i forumit muzikor do të mbahet nga 16 marsi deri më 2 prill të këtij viti në qytetin Ruse, njoftoi BTA. Në..