Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dhe” – kënga e re e Orlin Goranovit

Foto: arkiv

Para afro një muaji këngëtari Orlin Goranov prezantoi këngën e tij më të re me titullin e shkurtër “Dhe”. Tekstin e krijoi gazetari televiziv Kostadin Filipov, ndërsa muzika dhe përpunimi janë vepër e krijuesit Svetosllav Lloboshki. Këngëtari i njohur xhiroi dhe një video që tashmë ka afro 5000 shikime, ndërsa kënga u radhit në vendin e parë në Klasifikimin Kombëtar për Muzikën Bullgare Pop dhe Rok “Top 20” të Radios Kombëtare Bullgare. “Dhe” është një këngë për dashurinë e cila vjen pas “rrugës së gjatë të dhimbjes”, dashuria e cila mahnit zemrën dhe e bën botën gazmore, të çuditshme dhe të mrekullueshme.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

“Në pasqyrën e ujit” - një histori muzikore e vallëzimit për dashurinë, vdekjen dhe xhelozinë

“Bozhura zbriti poshtë, arriti në skajin e shkëmbit, u ul në gjunjë dhe u përkul. Në ujë, si në një pasqyrë, imazhi i saj u duk, e shikoi dhe i buzëqeshi.” “Në pasqyrën e ujit” është titulli fillestar i tregimit “Bozhura” i mjeshtrit bullgar..

botuar më 23-04-27 7.15.PD

Vlladimir Kërparov po kthehet nga Berlini për një koncert me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare

Saksofonisti virtuoz Vlladimir Kërparov do të prezantojë muzikën e tij origjinale së bashku me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev në një koncert që do të mbahet më 27 prill në orën 19:00 në Studion e Parë të..

botuar më 23-04-25 11.08.PD

Këngëtarja e xhazit Mirosllava Kacarova me një program të ri koncertesh që ndërthur motive xhaz dhe elektronikë

Fillimi i serisë së fundit të koncerteve të treshes së xhazit Mirosllava Kacarova, Mirosllav Turijski dhe Mlladen Dimitrov fillon në Sofje më 19 prill në orën 20:30 në Sofia Live Club. Ky është koncerti i vetëm i planifikuar në kryeqytet deri në..

botuar më 23-04-19 11.40.PD