Tenisti bullgar Grigor Dimitrov nuk arriti të përfundojë ndeshjen e tij nga raundi i dytë i Kampionatit të Hapur të ShBA-s dhe u largua nga turneu i lënduar. Pasi humbi setet e parë dhe të dytë me 6:7, ai hoqi dorë në të tretin me rezultat 4:0 për australianin Aleksej Popirin për shkak të dhimbjes në këmbën e majtë. Vitin e kaluar, bullgari u eliminua gjithashtu në raundin e dytë të US Open, хамияь në vitin 2019 ai luajti në gjysmëfinale.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..