Ekipi kombëtar bullgar i volejbollit regjistroi një fitore dramatike në pesë sete kundër skuadrës mikpritëse të Çekisë në ndeshjen e parë serioze në Kampionatin Evropian të Burrave. Volejbollistët bullgarë fituan setin e parë, por pas kësaj lejuan që çekët të fitojnë në dy setet e tjera. Në setin katërt bullgarët treguan se janë më të mirët dhe e barazuan lojën. Në trajbrekun volejbollistët bullgarë treguan se janë më të mirat dhe e mbyllën me 15:11.
Bullgarët kanë 5 pika në grupin B. Sot luajnë kundër ekipit të Italisë.
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të..
Kanali i Kanotazhit në Plovdiv po pret dy kampionate botërore në kanoe-kajak , njoftuan organizatorët. Së pari, nga data 12 deri më 14 korrik do të garojnë mbi 300 veteranë nga 37 shtete dhe një javë më pas, nga 17 deri më 21 korrik, do të..
Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles..