Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi regjistrimi zyrtar i popullsisë në Bullgari

Foto: BGNES

Regjistrimi zyrtar i popullsisë filloi në mesnatë të 6 shtatorit duke u gdhirë  7 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 3 tetor. Në dhjetë ditët e para do të bëhet me vetë regjistrim elektronik, gjë pas së cilës do të kalojë në rrugën klasike – 27 000 regjistrues do të sillen nëpër shtëpitë e njerëzve. Kjo do të ndodhë në periudhën 18 shtatori – 3 tetori, dhe për këtë qëllim u përgatit një protokoll special mjekësor për vizitat, të cilat do të realizohen nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes.

Pyetjet, të cilave qytetarët duhet t’u përgjigjen janë 70 në numër, por plotësohet shpejtë dhe me lehtësi, sigurojnë nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Nga instituti shpresojnë për pjesëmarrjen aktive në fazën elektronike të numërimit, gjë me të cilën startoi procesi i grumbullimit të të dhënave. Në regjistrimin e mëparshëm të popullsisë në Bullgari –10 vjet më parë, këtë e bënë 42 për qind e qytetarëve.

Të gjithë ata që janë në territorin e Bullgarisë ose zakonisht banojnë këtu, pavarësisht nëse janë bullgarë apo të huaj, i nënshtrohen regjistrimit, shpjegon Diana Jançeva, zëvendës kryetare e NSI-së. Kjo përfshin azilkërkuesit dhe ata që kanë marrë statusin sipas Ligjit për Strehimin dhe Refugjatët.

Sa i përket shtetasve bullgarë që janë jashtë vendit te 7 shtatori, është e rëndësishme të dini se ata që mungojnë nga vendi përkohësisht do të numërohen, dmth. për më pak se një vit. Bullgarët që banojnë përgjithmonë jashtë vendit do të regjistrohen në vendet në të cilat ata jetojnë.

Përveç popullsisë në fokusin e statistikës do të jenë të gjitha godinat e banimit dhe banesat në to.

Historia

Në vitin 1880 me dekret të Princit Aleksandër I Batenberg u krijua Departamenti Statistikor pranë Ministrisë së Financave, detyra e parë e të cilit ishte të organizojë dhe të zhvillojë regjistrimin e popullsisë. Më 1 janar të vitit 1881 u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë në Principatën e Bullgarisë. Në atë kohë në shtetin e ri bullgar jetonin 2 007 919 njerëz, dhe familjet janë mesatarisht nga 6 persona. Në vitin 1887 pas Bashkimit të Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore, popullsia e vendit u rrit deri në 3 154 375 veta në 556 400 familje. Në atë kohë mezi 10 për qind e popullsisë ishte e shkolluar.

Në vitin 2011 Bullgaria kreu regjistrimin e parë si shtet anëtar i BE-së, dhe regjistrimin e parë elektronik në vendin tonë. Popullsia ishte 7 364 570 veta, dhe 42 për qind u numëruan online. Numri mesatar i anëtarëve të një familjeje ishte vetëm mezi 2.4 veta. Në vendin tonë më shumë ishin familjet me një anëtar – pothuajse një e treta.

Të dhënat më të sakta demografike për këtë sa jemi, cilët jemi dhe si jetojmë do të kemi pas regjistrimit kombëtar të popullsisë, që filloi më 7 shtatorë dhe do të përfundojë më 3 tetor.

Redaktore: Elena karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shumica e bullgarëve janë të kënaqur me anëtarësimin në BE

60% e bullgarëve mbështesin kategorikisht anëtarësimin e Bullgarisë në BE, sipas një sondazhi të agjencisë "Alfa Research" para zgjedhjeve evropiane. Tre muaj para zgjedhjeve evropiane: për cilat tema interesohen votuesit evropianë Për..

botuar më 24-03-13 1.46.MD
Sistemet e raketave Patriot

Një deputet lituanez: Programi i KE-së për industrinë e mbrojtjes duket si një shaka

Komisioni Evropian propozoi javën e kaluar krijimin e një Programi Evropian të Industrisë së Mbrojtjes për të mobilizuar 1.5 miliardë euro nga buxheti i BE-së për periudhën 2025-2027. Strategjia pritej prej një kohe të gjatë për shkak të..

botuar më 24-03-13 1.15.MD

Universitete nga Evropa dhe Japonia prezantohen në një ekspozitë të specializuar në Sofje

Edicioni pranveror i ekspozitës "Arsim për një karrierë të suksesshme - 2024" hap dyert në Sofje më 9 mars. Në të, studentët bullgarë që dëshirojnë të studiojnë jashtë mund të zgjedhin një degë ose një universitet. Të gjithë mund të njihen me..

botuar më 24-03-09 9.05.PD