Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti merr borxh të brendshëm me norma interesi zero

Foto: arkiv

Borxhi i brendshëm prej 100 milion euro në bono shtetërore po u ofrohet investitorëve. Ky është emisioni i parë i borxhit që nga pranvera e vitit 2021 dhe në mandatin e Ministrit të Përkohshëm të Financave Asen Vasilev. Letrat me vlerë 5-vjeçare kanë interes zero. Por ato blihen nga investitorët - kryesisht bankat dhe fondet, sepse ato janë një mjet i sigurt që është më i favorshëm sesa normat negative të interesit të arkave financiare.

Në vitin 2021, Bullgaria qarkulloi 400 milionë euro borxh në tregun e brendshëm. Në buxhetin e shtetit, borxhi maksimal për vitin është 2.3 miliardë euro, por sipas ekspertëve, ky tavan nuk ka gjasa të arrihet deri në fund të vitit.


Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e të ardhurave shtetërore

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Agjencia “Doganat” janë organet kryesore që merren me të ardhurat shtetërore. Ato mbledhin tatimet, taksat, përfshi këtu dhe ato doganore, të cilat e plotësojnë buxhetin e shtetit. Të dy institucionet..

botuar më 21-12-17 7.10.PD

Komisioni Evropian me një paketë të re masash për stimulimin e tregjeve të kapitalit në BE

Në fund të nëntorit, Komisioni Evropian miratoi një paketë masash për të përmirësuar aftësinë e kompanive për të mbledhur kapital në të gjithë BE-në dhe si një garant se evropianët marrin ofertat më të mira për kursimet dhe investimet e tyre. Në një..

botuar më 21-12-15 7.10.PD

Buxheti i shtetit do të miratohet në janar 2022

Para betimit të qeverisë së re, kabineti i përkohshëm pezulloi procedurën për buxhetin për vitin 2022. Planet janë që buxheti të miratohet në janar dhe deri atëherë shteti të shpenzojë 1/12 e parave të parashikuara për vitin 2021. Në mbledhjen..

botuar më 21-12-13 11.51.PD
Подкасти от БНР