Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga rrjeti i radios evropiane “Evranet Plus”

Parlamenti Evropian kërkon zgjidhje për të ruajtur lëvizshmërinë e fuqisë punëtore në BE pavarësisht kufizimeve për shkak të Covid-19

Foto: arkiv

Lëvizshmëria e punëtorëve në BE të jetë më e lehtë si për punëtorin, ashtu edhe për punëdhënësin, si dhe me rregulla më të qarta që sigurojnë kushte të drejta dhe të barabarta pune. Ky qellim paraqitet në një raport përgatitur nga eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane Radan Kënev dhe ekipi i tij, edhe para fillimit të krizës me koronavirusin, por fitoi një rëndësi të veçantë në dritën e kufizimeve të imponuara nga pandemia. Dokumenti fillimisht u hartua në përgjigje të mosmarrëveshjeve të ashpra midis grupeve politike dhe të kundërshtimeve midis Lindjes dhe Perëndimit mbi çështjet e lëvizshmërisë së krahut të punës. Ai ka gjithashtu një rëndësi për mbrojtjen ligjore të qindra punëtorëve të lëvizshëm përfshirë edhe nga Bullgaria. Sipas të dhënave të Komisionit të Punësimit dhe të Çështjeve Sociale, më se një milion e gjysmë janë punëtorët transkufitarë, por numri i punëtorëve sezonalë është shumë më i madh. Sidoqoftë, shumë prej tyre u braktisën nga punëdhënësit e tyre dhe bien jashtë sistemit shoqëror pas “shpërthimit” të pandemisë. Shumë shpesh punëtorë sezonalë të infektuar me virusin mbetën pa sigurime sociale. Kjo është arsyeja pse kriza Covid-19 shërbeu si një sinjal për njerëzit që vendosin rregullat në BE se vëmendje duhet të përqendrohet në punëtorët e lëvizshëm dhe në ata me shërbim dhe se puna e tyre nuk mund të jetë sinonim i shfrytëzimit modern njerëzor.

Radan Kënev

“Në momentin kur na goditi kriza kovid, kjo parashtroi pyetje dhe sfida të reja  të panumërta për këtë raport. Papritur ne pamë që lëvizshmëria e fuqisë punëtore nuk është aspak e garantuar, se ka shumë probleme me realizimin e kësaj të drejte, edhe ato të bazuara në të drejtat shoqërore dhe madje edhe të njeriut - nga paaftësia e njerëzve për të arritur një punë të kontraktuar dhe për të filluar punë, përmes mundësisë shoqëruese që, pas largimit ose pushimit nga puna, ata nuk janë në gjendje të kthehen në vendin ku jetojnë. Për një periudhë të gjatë në vitin 2020 shumë punëtorë sezonalë dolën të ishin në thelb të burgosur në konviktet në të cilët ishin të vendosur, pa mundësinë për t’i lënë ata dhe madje edhe pa qasje të garantuar në ushqim. Kështu dhjetëra mijë, dhe ndoshta qindra mijëra qytetarë evropianë, dolën të burgosur në një zonë të caktuar, por tashmë të pushuar nga puna dhe me të drejtat e humbura shëndetësore në mes të pandemisë.”

Në sallën plenare të Parlamentit Evropian raporti u miratua pa asnjë ndryshim me shumicë dërmuese. Tani e tutje qëllimet e përcaktuara varen nga vullneti dhe puna mbi to në Komisionin Evropian dhe në Organin Evropian të Punës. Të gjithë janë unanim, se lëvizshmëria e fuqisë punëtore është me rëndësi parësore për funksionimin e qetë të tregut unik evropian. “Liria e punëtorëve, lëvizshmëria e tyre dhe e shërbimeve - këto janë të drejta themelore që kanë nevojë për kushte të favorshme, pa diskriminim dhe me të drejta të barabarta për të gjithë”, thekson Komisioneri i BE-së për Vendet e Punës dhe të Drejtat Sociale Nicolas Schmit.

Nicolas Schmit

“Në mars 2020 dolëm me udhëzime mbi të drejtat themelore të punëtorëve sezonalë në lidhje me të drejtat e punës, sigurimet shoqërore, të drejtën për strehim dhe kujdes shëndetësor. Duhet të ketë barazi midis punonjësve me shërbim dhe atyre lokalë si dhe paga të barabarta. Ne monitorojmë zbatimin e kësaj direktive në legjislacionet kombëtare. Një moment i ri është krijimi i një Organi Evropian të Punës, i cili do të lejojë qasje më të mirë në informacion dhe organizim të aktiviteteve kontrolluese dhe inspektimeve”, thekson Komisioneri për Vendet e Punës dhe të Drejtat Sociale Nicolas Schmit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Më shumë nga rubrika

Në rast rritjeje të inflacionit, shteti do të marrë një kredi të re

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, në tetor 2021 inflacioni vjetor në Bullgari arriti 6 për qind, ndërsa ai mujor në krahasim me shtatorin - 1,8 për qind. Po të bëjmë një krahasim me muajin gusht - atëherë inflacioni vjetor ishte 3.7%...

botuar më 21-11-15 3.27.MD

Ministria e Financave parashikon një përshpejtim të inflacionit

Inflacioni do të përshpejtohet në 4,5% deri në fund të vitit, parashikon Ministria e Financave në vlerësimin e përditësuar të vjeshtës për ekonominë bullgare. Rritja mesatare vjetore e çmimeve do të jetë 2.4%. Faktori kryesor për inflacionin është..

botuar më 21-11-13 4.37.MD

Bullgaria ka rritur eksportin e mallrave në BE me 23%, partneri kryesor është Gjermania

Në periudhën janar - gusht 2021 Bullgaria ka rritur eksportin e mallrave drejt BE-së me 23,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke arritur në 28,796 mlrd leva / 14,723 mlrd euro /. Importi i mallrave nga BE-ja..

botuar më 21-11-12 3.30.MD
Подкасти от БНР