Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv nderoi viktimat e regjimit komunist

Foto: Radio Plovdiv

Me homazhe dhe lule para monumentit “Svideteljat” (Dëshmitari), Bashkimi i të Persekutuake në Plovdiv nderoi kujtimin e të vrarëve dhe të zhdukurve pa lënë gjurmë gjatë regjimit komunist. Sot mbushen 77 vjeç nga okupacioni i Bullgarisë nga Ushtria Sovjetike, e cila rrëzoi pushtetin legjitim. Kryetari i Bashkimit Atanas Uzunov caktoi 9 shtatorin 1944 si data më e zezë në historinë e re bullgare. Ai kujtoi se pas grushtit të shtetit komunist, inteligjencia e kombit u asgjësua dhe theksoi se të rinjtë duhet ta dinë këtë fakt. “Vetëm 40 ditë pas asaj date, 26 500 njerëz u vranë - shumica prej tyre pa gjyq ose dënim, dhe u formua një Gjykatë Popullore false, qëllimi i së cilës ishte të fshinte gjurmët e pogromeve”, kujtuan nga organizata



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

49% e votuesve me të drejtë vote janë gati të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..

botuar më 24-04-24 9.18.PD

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD