Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët mbeten euro-optimistë

Foto: old.europe.bg

85 për qind e bullgarëve besojnë se BE-ja duhet të sigurojë fonde për vendet anëtare vetëm nëse respektojnë sundimin e ligjit. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të "Eurobarometrit" nga gushti. Po këtë qëndrim e mbështetin 81 për qind e evropianëve. 60 për qind e bullgarëve besojnë se duhet të ketë kontroll efektiv mbi shpërndarjen e parave sipas planit të rimëkëmbjes “Brezi i ardhshëm i BE”. 69 për qind e bullgarëve presin që plani të ndihmojë Bullgarinë të kapërcejë dëmet nga pandemia.

62 për qind e bullgarëve kanë një qëndrim pozitiv ndaj BE-së, dhe 18 për qind negativ. 43 për qind e qytetarëve të BE-së e përcaktojnë luftën kundër ndryshimeve klimatike si një përparësi të komunitetit, ndërsa vetëm 28 për qind e bullgarëve e konsiderojnë politikën mjedisore si politikë kryesore.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 janarin

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët, në shumicën e zonave me erë të dobët jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 7° deri në minus 2°, për Sofjen - rreth minus 4°. Nesër (20 janar) në pjesën më të madhe të ditës..

botuar më 22-01-19 8.35.MD

Përqindja e energjisë së rinovueshme në Bullgari është mbi mesataren e BE-së

23,3% ka qenë energjia e rinovueshme në përzierjen energjetike të Bullgarisë në vitin 2020 krahasuar me një mesatare prej 22,1% për Bashkimin Evropian. Këtë e tregojnë të dhënat e Eurostat të publikuara sot. Para Bullgarisë është Rumania (24.5%),..

botuar më 22-01-19 5.12.MD

Shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore në Bullgari në muajin nëntor ka qenë 609 euro

Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore njoftoi se shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore për vendin për muajin nëntor 2021 ka qenë 1191,79 leva / 609 euro /. Një raport i Radio Bullgarisë tregon se një vit më parë - për nëntorin..

botuar më 22-01-19 4.33.MD
Подкасти от БНР