Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët mbeten euro-optimistë

Foto: old.europe.bg

85 për qind e bullgarëve besojnë se BE-ja duhet të sigurojë fonde për vendet anëtare vetëm nëse respektojnë sundimin e ligjit. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të "Eurobarometrit" nga gushti. Po këtë qëndrim e mbështetin 81 për qind e evropianëve. 60 për qind e bullgarëve besojnë se duhet të ketë kontroll efektiv mbi shpërndarjen e parave sipas planit të rimëkëmbjes “Brezi i ardhshëm i BE”. 69 për qind e bullgarëve presin që plani të ndihmojë Bullgarinë të kapërcejë dëmet nga pandemia.

62 për qind e bullgarëve kanë një qëndrim pozitiv ndaj BE-së, dhe 18 për qind negativ. 43 për qind e qytetarëve të BE-së e përcaktojnë luftën kundër ndryshimeve klimatike si një përparësi të komunitetit, ndërsa vetëm 28 për qind e bullgarëve e konsiderojnë politikën mjedisore si politikë kryesore.