Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lexuan “kutinë e zezë” të MiG-29 të rrëzuar

Foto: arkiv

Kutia e zezë e MiG-29 që u rrëzua në Detin e Zi pranë Shablla është lexuar. Megjithëqë akoma nuk ka konkluzion definitiv, rezultatet fillestare konfirmojnë përfundimet e bëra tashmë nga Policia Ushtarake, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov. Pas hetimit të rrëzimit të aeroplanit, në të cilin vdiq majori Valentin Terziev, i cili u ngrit në gradën nënkolonel pas vdekjes, raporti arrin në përfundimin se shkaku më i mundshëm i rrëzimit ishte “humbja e orientimit hapësinor nga ekuipazhi gjatë fluturimit të natës mbi det”. Kutia e zezë u dërgua për lexim në Rusi pasi e nxorën jashtë nga një thellësi prej 70 metrash me një kabllo shiriti të shqyer.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kostadin Kostadinov

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov ka bërë të ditur se po i paraqesin kërkesë për mosbesim qeverisë së përkohshme të Dimitër Gllavçevit. 67 deputetë të “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) kanë..

rinovuar më 24-04-17 3.24.MD
Kornelija Ninova

BSP dëshiron që presidenti të zëvendësojë kryeministrin në detyrë

Kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova, me një deklaratë në emër të grupit parlamentar, i bën thirrje presidentit Rumen Radev që të zëvendësojë kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev. Ajo iu drejtua kreut të shtetit me një apel që të mos bëjë pazare..

botuar më 24-04-17 12.13.MD

Një ekspozitë dokumentare tregon për katolikët në Bullgari

Ekspozita dokumentare "Katolikët në Bullgari shekulli XVII-XXI" do të hapet sot në Bibliotekën Kombëtare "Shën Kirili dhe Metodi". Në ekspozitë do të prezantohen dokumente për trashëgiminë letrare të katolikëve bullgarë. Vizitorët do të mësojnë për..

botuar më 24-04-17 6.05.PD