Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 shtatorin

Ditën e premte do të jetë e ngrohtë por me shi

Foto: arkiv

Ditën e premte do të mbetet e ngrohtë për shtatorin, por nga perëndimi retë do të shtohen dhe pas dite në rajonet perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizen nga 14 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalet – midis 30 – 35 gradë. Në Sofje temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë.

Përgjatë bregut të Detit të Zi do të dominojë mot me diell, por edhe aty vranësia do të shtohet nga perëndimi. Deri në mbrëmje vende-vende do të bjerë shi.

Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 gradë në kepin verior Shablla deri në 28 gradë në jug në Pomorie. Temperatura e ujit detar është 22-23 gradë. Valët e detit do të jenë deri në 3 ballë.

Mbi malet vranësia do të shtohet dhe pas dite në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra me bubullime. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë deri në 24 gradë, në 2000 metra deri në 15 gradë. Në pushimoret malore termometrat do të arrijnë 24-25 gradë.

Ditët e pushimit do të bëhet ftohtë. Do të jetë me erë, me vranësira të ndryshueshme deri në konsiderueshme, me reshje pasdite, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.


Më shumë nga rubrika

116 njerëz vdiqën me koronavirus të konfirmuar

Në 24 orët e fundit u zbuluan 1652 raste të reja të koronavirusit nga 24 891 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacioni. Afro 7 për qind e mostrave janë pozitive. 82 për qind e të sapo infektuarve nuk janë të..

botuar më 21-12-09 9.55.PD

Parashikimi i motit për 9 dhjetorin

Ditën e enjte do të nisë me temperatura minimale nga minus 9 gradë në disa rajone të Bullgarisë Perëndimore deri në 4 gradë në bregun e Detit të Zi. Gjatë ditës do të jetë me diell. Vende-vende do të ketë mjegull në Ultësirën e Trakisë së Epërme..

botuar më 21-12-08 7.05.MD

Masa më të rrepta mendohen në se do të zbulohet Omikron

Autoritetet në vendin tonë po shqyrtojnë masa më të rrepta anti-epidemike në Bullgari, nëse testi për Covid-19 rezulton pozitiv dhe dyshohet të jetë nga varianti Omikron. Këtë e tha Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë Toma Tomov. Mostrat..

botuar më 21-12-08 5.02.MD
Подкасти от БНР