Ditën e premte do të mbetet e ngrohtë për shtatorin, por nga perëndimi retë do të shtohen dhe pas dite në rajonet perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizen nga 14 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalet – midis 30 – 35 gradë. Në Sofje temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë.
Përgjatë bregut të Detit të Zi do të dominojë mot me diell, por edhe aty vranësia do të shtohet nga perëndimi. Deri në mbrëmje vende-vende do të bjerë shi.
Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 gradë në kepin verior Shablla deri në 28 gradë në jug në Pomorie. Temperatura e ujit detar është 22-23 gradë. Valët e detit do të jenë deri në 3 ballë.
Mbi malet vranësia do të shtohet dhe pas dite në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra me bubullime. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë deri në 24 gradë, në 2000 metra deri në 15 gradë. Në pushimoret malore termometrat do të arrijnë 24-25 gradë.
Ditët e pushimit do të bëhet ftohtë. Do të jetë me erë, me vranësira të ndryshueshme deri në konsiderueshme, me reshje pasdite, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.
Sipas një sondazhi sociologjik të agjencisë “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”, nëse sot kishte zgjedhje të reja, 8 formacione do të hynin në Parlament. 19% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht punën e Parlamentit. Në prill, vlerësimi..
126 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit, ose 27 raste më pak se një ditë më parë. Mbi 63% prej të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 4.7% e 2694 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg...
Në fillim të vizitës së tij në Gjermani, Presidenti Rumen Radev u takua fillimisht në Ambasadën bullgare në Berlin me përfaqësues të komunitetit bullgar në republikën federale. I pyetur nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme për shkak të..
264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia..
Në vendin tonë janë 103 000 ukrainas ndërsa ata që kanë marrë mbrojtje janë 104 600. Të dhënat e portalit të unifikuar informativ “Bullgaria për..
Gjatë vizitës në Gjermani, Presidenti Rumen Radev u takua në Berlin me homologun e tij Frank-Walter Steinmeier, si dhe me Kancelarin gjerman Olaf..