Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blejnë më shumë makina për zgjedhjet e 14 nëntorit

Foto: BGNES

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të blejë një shtesë prej 1600 makinash votimi pë zgjedhjet e 14 nëntorit. Kështu, vota “dy në një” për parlamentin dhe presidentin, si dhe votimin me makinë jashtë vendit do të sigurohet edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është e nevojshme sepse pas raundit të parë makinat e votimit duhet të kthehen në Bullgari. Në këtë rast, do të nevojiten 840 makina të tjera, gjysma e të cilave do të jenë jashtë vendit. Do të ketë një makinë të dytë në vend në 2119 seksione, njoftoi kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova. Një makinë të dytë votimi do të ketë në seksionet, ku në zgjedhjet e mëparshme më 11 korrik, kishte 320 ose më shumë votues, shpjegoi nënkryetari i KQZ-së Emill Vojnov.


Më shumë nga rubrika

Festivali i 13 “Parada e Verës së Re” mbahet në Plovdiv

Me një parakalim tradicional të Dionisit në Qytezën e Vjetër të Plovdivit filloi edicioni i 13-të i Festivalit “Parada e Verës së Re”. Mbi 250 verëra të reja të prodhuara në vitin 2021 prezantohen në festival. Më 27 dhe 28 nëntor, 42 bodrume vere,..

botuar më 21-11-27 11.40.PD

Dhuna në familje – një pandemi e fshehur në ditët e Covid-19

Sipas Agjencisë Evropiane për të Drejtat e Njeriut (FRA) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë /OBSH/, një në tre gra është viktimë e dhunës dhe që nga fillimi i masave kundër epidemisë dhe izolimit, situata është përkeqësuar në shumë shtëpi...

botuar më 21-11-27 9.25.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën vranësirat do të jenë më të konsiderueshme. Deri në mesditë do të ketë reshje shiu vetëm vende-vende në rajonet jugperëndimore. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë...

botuar më 21-11-26 8.10.MD