Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blejnë më shumë makina për zgjedhjet e 14 nëntorit

Foto: BGNES

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të blejë një shtesë prej 1600 makinash votimi pë zgjedhjet e 14 nëntorit. Kështu, vota “dy në një” për parlamentin dhe presidentin, si dhe votimin me makinë jashtë vendit do të sigurohet edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është e nevojshme sepse pas raundit të parë makinat e votimit duhet të kthehen në Bullgari. Në këtë rast, do të nevojiten 840 makina të tjera, gjysma e të cilave do të jenë jashtë vendit. Do të ketë një makinë të dytë në vend në 2119 seksione, njoftoi kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova. Një makinë të dytë votimi do të ketë në seksionet, ku në zgjedhjet e mëparshme më 11 korrik, kishte 320 ose më shumë votues, shpjegoi nënkryetari i KQZ-së Emill Vojnov.


Подкасти от БНР