Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blejnë më shumë makina për zgjedhjet e 14 nëntorit

Foto: BGNES

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të blejë një shtesë prej 1600 makinash votimi pë zgjedhjet e 14 nëntorit. Kështu, vota “dy në një” për parlamentin dhe presidentin, si dhe votimin me makinë jashtë vendit do të sigurohet edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është e nevojshme sepse pas raundit të parë makinat e votimit duhet të kthehen në Bullgari. Në këtë rast, do të nevojiten 840 makina të tjera, gjysma e të cilave do të jenë jashtë vendit. Do të ketë një makinë të dytë në vend në 2119 seksione, njoftoi kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova. Një makinë të dytë votimi do të ketë në seksionet, ku në zgjedhjet e mëparshme më 11 korrik, kishte 320 ose më shumë votues, shpjegoi nënkryetari i KQZ-së Emill Vojnov.


Më shumë nga rubrika

Takime të Presidentit Rumen Radev në Strasburg

Presidentët e Bullgarisë dhe të Gjermanisë, Rumen Radev dhe Frank-Walter Steinmeier, biseduan në Strasburg për sigurinë përgjatë kufijve të BE-së dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Radev shprehu..

rinovuar më 21-12-02 6.30.MD

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin

Gjatë natës në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë vranësira të konsiderueshme kryesisht mesatare dhe të larta, ndërsa në atë lindore moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0° dhe 5°, ndërsa në Bullgarinë..

botuar më 21-12-02 6.10.MD
Ministri Kacarov

Μë 6 dhjetor të gjithë nxënësit bullgarë kthehen në shkollë

Nga 6 dhjetori të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 12-të do të kthehen në shkollë, njoftoi ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Ata do të testohen një herë në javë me testet e disponueshme. “Ekspertët janë të..

rinovuar më 21-12-02 3.07.MD
Подкасти от БНР