Drejtuesja e FMN -së Kristalina Georgieva është thirrur për shpjegime nga ish -punëdhënësi i saj, Banka Botërore, për ushtrimin e presionit në dobi të Kinës. Sipas një raporti të pavarur nga firma juridike WilmerHale, në emër të Bankës Botërore, drejtuesit e bankës, përfshirë këtu dhe bullgaren Kristalina Georgieva, në vitin 2018 kanë ushtruar presion të panevojshëm për të rritur vlerësimin e ekonomisë kineze në renditjen Doing Business. Kështu, në vend që të klasifikohet në vend të 85-të, Kina u rendit në vendin e 78 -të. Hetimi gjithashtu tregon manipulime në lidhje me vlerësimin e Arabisë Saudite vitin e kaluar. I njëjti raport pohon gjithashtu se ish -ministri i Financave Simeon Djankov ka luajtur një rol kyç në këtë çështje si këshilltar. Kristalina Georgieva komentoi se nuk është dakord me gjetjet. Pritet që ajo të shpjegojë raportin e Bankës Botërore në një takim të FMN -së sot.
Një sondazh i Klubit Automobilistik të Gjermanisë “Automobilclub von Deutschland”, i cili është një nga më të mëdhenjtë në vend, tregon se çmimet aktuale të karburanteve në Bullgari janë ndër më të lartat në Evropë për sa i përket standardit të..
Vendi ynë do të jetë i pavarur nga furnizimet me gaz nga Rusia, tha për BNT nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Energjisë Ivajllo Mirçev. I vetmi problem që ende e ndal nënshkrimin e kontratës për furnizime alternative është çmimi i lëndëve të..
Rritja vjetore e inflacionit u përshpejtua në mars për të 13-tin muaj radhazi dhe arriti 12.4 për qind në krahasim me shkurtin kur ishte 10 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është niveli më i lart i..
Në Bullgari këtë vit u mbollën dy herë më shumë domate dhe lakër sesa vitin e kaluar, sipas analizës së fundit operative të Ministrisë së Bujqësisë...
Priten rendimente rekord të ulëta të trëndafilave vajdhënëse këtë vit, tha për Radio Plovdiv Hristo Nikollov, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të..