Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akuza të rënda kundër Kristalina Georgievës

Kristalina Georgieva
Foto: BGNES

Drejtuesja e FMN -së Kristalina Georgieva është thirrur për shpjegime nga ish -punëdhënësi i saj, Banka Botërore, për ushtrimin e presionit në dobi të Kinës. Sipas një raporti të pavarur nga firma juridike WilmerHale, në emër të Bankës Botërore, drejtuesit e bankës, përfshirë këtu dhe bullgaren Kristalina Georgieva, në vitin 2018 kanë ushtruar presion të panevojshëm për të rritur vlerësimin e ekonomisë kineze në renditjen Doing Business. Kështu, në vend që të klasifikohet në vend të 85-të, Kina u rendit në vendin e 78 -të. Hetimi gjithashtu tregon manipulime në lidhje me vlerësimin e Arabisë Saudite vitin e kaluar. I njëjti raport pohon gjithashtu se ish -ministri i Financave Simeon Djankov ka luajtur një rol kyç në këtë çështje si këshilltar. Kristalina Georgieva komentoi se nuk është dakord me gjetjet. Pritet që ajo të shpjegojë raportin e Bankës Botërore në një takim të FMN -së sot.

Më shumë nga rubrika

Çmimet u rritën ndjeshëm dhe kjo ndryshoi edhe qëndrimet e bullgarëve për kursimet e tyre

Aktualisht jemi në një periudhë transformimi global të ekonomive në mbarë botën, biznese të reja po shfaqen dhe të tjera po ndryshojnë dhe kjo reflektohet edhe në vendin tonë, thonë ekspertët financiarë. Ata këshillojnë njerëzit që të vazhdojnë të..

botuar më 22-01-21 7.15.PD

Investitorët austriakë: Klima e biznesit në Bullgari është inkurajuese

Austria është ndër investitorët kryesorë në Bullgari. 4.6 miliardë euro janë investimet e 350 kompanive austriake. Mbi 20 000 bullgarë punojnë në kompani austriake. Situata ekonomike dhe politike në Bullgari është “inkurajuese” – kështu e..

botuar më 22-01-20 7.31.MD

Qarkullimi i Bursës Bullgare u rrit me 106 për qind në vitin 2021

Bursa Bullgare regjistroi vitin 2021 si një nga vitet më të suksesshme në historinë e saj, me një xhiro prej 819 milionë leva. Kjo paraqet një rritje prej 106 për qind krahasuar me vitin e mëparëshëm 2020, njoftojnë nga bursa. Numri i..

botuar më 22-01-20 5.35.MD
Подкасти от БНР