Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat duan një rritje prej 17% të pagës minimale

Violeta Ivanova
Foto: BGNES

Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur rritjes së inflacionit dhe rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike. Sipas KNSB, rritja e pagës minimale do të rrisë pagën mesatare me 12%, tha për bTV Violeta Ivanova, zëvendës drejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB. Në fund të vitit 2021, sindikata pret që çmimet bazë të rriten me 5%, që është shumë mbi përqindjen e parashikuar - 3.5%.

Sipas vlerësimeve të sindikatës, deri në vitin 2024, kur Bullgaria pritet të bashkohet me eurozonën, paga minimale e vendit duhet të arrijë 500 euro.
Подкасти от БНР