Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat duan një rritje prej 17% të pagës minimale

Violeta Ivanova
Foto: BGNES

Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur rritjes së inflacionit dhe rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike. Sipas KNSB, rritja e pagës minimale do të rrisë pagën mesatare me 12%, tha për bTV Violeta Ivanova, zëvendës drejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB. Në fund të vitit 2021, sindikata pret që çmimet bazë të rriten me 5%, që është shumë mbi përqindjen e parashikuar - 3.5%.

Sipas vlerësimeve të sindikatës, deri në vitin 2024, kur Bullgaria pritet të bashkohet me eurozonën, paga minimale e vendit duhet të arrijë 500 euro.

Më shumë nga rubrika

Në qytetin anglez të Eastbourne do të admirojnë "Detin, zemrën, dhe qiellin" e Varnës

Si është zhvilluar qyteti Varna gjatë 100 vjetëve të fundit nga pikëpamja kulturore, arsimore dhe turistike?  Këtë do të kenë mundësi të shikojnë nga data 20 nëntor banuesit dhe miqtë e qytetit anglez Eastbourne, mikpritës i ekspozitës “Deti,..

botuar më 21-11-20 9.15.PD

Dita e reflektimit para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

Si edhe e shtuna e kaluar 3 nëntor, edhe sot 20 nëntor, është dita e reflektimit, në të cilën votuesit duhet të bëjnë zgjedhjen e fundit për raundin e dytë të zgjedhjeve për president, te i cili arritën kandidatët Rumen Radev me nënpresidente..

botuar më 21-11-20 6.10.PD

Bullgaria raporton rënien më të vogël të trafikut të pasagjerëve hekurudhorë në BE në vitin 2020.

Transporti hekurudhor në Bullgari dhe në BE në tërësi shënoi një tkurrje të ndjeshme në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat. Megjithatë, Bullgaria është..

botuar më 21-11-19 7.27.MD
Подкасти от БНР