Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioneri Evropian për Zgjerimin arrin në Bullgari

Oliver Varhei
Foto: arkiv

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhei do të vizitojë Bullgarinë më 21 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova, duke iu referuar Komisionit Evropian. Janë të planifikuara takime të Komisionerit Evropian me Presidentin Rumen Radev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Svetllan Stoev. Detajet e bisedimeve nuk shpallen, por supozohet se tema do të jetë vetoja e Bullgarisë mbi fillimin e bisedimeve me Maqedoninë Veriore.


Më shumë nga rubrika

Fëmijët nga mosha 12 deri në 18 vjeç nga vendet e zonës së kuqe do të hyjnë në vendin tonë me një test negativ PCR

Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç që vijnë nga ndonjë vendi në zonën e kuqe nga sot do të duhet të paraqesin një dokument për testin negativ PCR, të bërë deri në 72 orë përpara hyrjes në vendin tonë, sipas urdhrit të Ministres së Shëndetësisë..

botuar më 22-01-19 9.16.PD

Për herë të parë mbi 11 mijë të sapo infektuar me koronavirus

Për herë të dytë këtë javë në Bullgari u regjistrua një numër rekord i të infektuarve të rinj me koronavirus – 11 181. Kjo është me 1185 të infektuar më shumë se një ditë më parë. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit...

botuar më 22-01-19 8.53.PD

Parashikimi i motit për 19 janarin

Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Era veriperëndimore do të dobësohet. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1 gradë, në Sofje rreth minus 6. Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell me erë..

botuar më 22-01-18 8.25.MD
Подкасти от БНР