Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Industria kërkoi ndihmë energjetike

Foto: arkiv

Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari i kërkoi qeverisë një masë afatshkurtër për të siguruar mbështetje energjetike për biznesin bullgar. Industria po kërkon kompensim për energjinë elektrike të konsumuar në periudhën nga 1 tetori 2021 deri më 31 mars 2022 prej 35 euro për megavat orë.

Subvencioni do të jetë adekuat për të ruajtur ekonominë bullgare derisa të tejkalohet kriza aktuale e çmimeve të energjisë, sipas asociacionit. Në shtator, bizneset paguajnë 160 euro për megavat orë energji elektrike, ndërsa çmimi për popullsinë është 60 euro, tha Krasimir Daçev, nënkryetar i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkohë, “Bulgargaz” i kërkoi rregullatorit të energjisë që të rrisë çmimin e gazit natyror me 16 për qind të tjerë në tetor.


Подкасти от БНР